Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë pesimistë sa u përket të ardhurave të tyre, investojnë në kursime

Foto: Ani Petrova

Bullgarët mbeten pesimistë për gjendjen e tyre financiare gjatë 12 muajve të ardhshëm, tregon një studim-anketë e Institutit Kombëtar të Statistikave zhvilluar  gjatë muajit korrik të këtij viti në bazë të metodës sy më sy.

Megjithëse qëndrimet për zhvillimin ekonomik të vendit janë më të mira se këto të vizatuara gjatë muajit prill, bullgarët si nga qytetet, ashtu dhe nga fshatrat janë pesimistë për gjendjen e ardhshme të buxhetit të vet familjar, tregon analiza. Pritjet për rritjen e çmimeve të mallrave  bazë të konsumit për periudhën janë të matura. Të anketuarit vënë në dukje se, gjatë muajve të kaluar ka pasur bile ulje të çmimeve të disa prej produkteve.

Studimi i Institutit Kombëtar Statistikor tregon dhe se gjatë muajit korrik 2020 treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve rritet me 3.3% në krahasim me muajin prill, ku tek popullsia në qytetet shtimi është 2.7%, kurse nëpër fshatra - 4.5%

Njëkohësisht, depozitat e bizneseve dhe të familjeve në banka në fund të muajit qershor shënojnë një rritje me 9% mbi një bazë vjetore, duke arritur  vlerën e përgjithshme prej 83,178 miliardë leva ose (rreth 42 miliardë euro), tregojnë të dhënat aktuale të Bankës Popullore Bullgare. Aty nga fundi i tremujorit të dytë, kursimet bankare të familjeve dalin në përgjithësisht 57,171 miliardë leva (afro 30 miliardë euro) ose 7,8% më shumë kundrejt një viti më herët. Depozitat e firmave në fund të muajit qershor i tejkalojnë 26 miliardë levat (13 miliardë euro), që është një rritje prej afro 12% mbi një bazë vjetore.

Nga statistikat e Bankës Popullore Bullgare është e dukshme se, aty nga fundi i muajit qershor depozita prej mbi 1 milionë levash kanë 3 945 kompani, që është me 16% më shumë kundrejt qershorit të vitit 2019. Tek personat fizikë,  kursime nga mbi 1 milionë leva nëpër banka kanë 987 veta, ku numri i tyre është me 7,8% më shumë në krahasim me një vit më përpara.  Sa u përket kredive, ndërmarrjet dhe familjet në Bullgari u kanë borxh institucioneve financiare përgjithësisht 59,369 miliardë leva (pak mbi 30 miliardë euro), ku shuma është me 4,9% më shumë kundrejt  një viti më herët.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020, kompanitë kanë marrë kredi bankare në përmasë të 34,8 miliardë leva (17, 792 miliardë euro) që përbën një rritje prej 2,9% mbi bazë vjetore. Tek familjet-detyrimet ndaj bankave nën formën e kredive dalin në 24,55 miliardë leva (rreth 12 miliardë euro), që është pothuajse 10% më shumë  kundrejt qershorit të vitit 2019. 127 janë bullgarët , të cilët kanë tërhequr kredi prej mbi 1 milionë levash (gjysmë milionë euro) ose - me 48 veta më pak kundrejt qershorit të vitit të kaluar. Tek firmat 5 123 kanë hua për mbi 1 milionë leva( gjysmë milionë euro) që është 0,3% më pak kundrejt fundit të qershorit 2019.

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni vjetor për muajin shkurt është 4%

Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni që nga fillimi i vitit (shkurt 2025..

botuar më 25-03-23 9.05.PD

Shpenzimet e punëdhënësve për shpërblim u rritën me 13%

Në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga punonjësit e tyre u rritën me 12.8%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e..

botuar më 25-03-21 5.33.MD
Dimitër Radev

Guvernatori i BNB Dimitër Radev: Bullgaria plotëson të gjitha kriteret nominale për eurozonën

Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..

botuar më 25-03-20 3.51.MD