Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zjarri në malin Sakar është kufizuar nga tri anët

Foto: BGNES

Zjarret e mëdha në bashkitë e Svilengradit dhe Topollovgradit tashmë janë kufizuar nga tri anët. Këtë e bëri të ditur në një brieing në fshatin Studena kryekomisari Nikollaj Nikollov, shef i drejtorisë “Siguria zjarrfikëse dhe mbrojtja e popullsisë”. Sot do të punohet për kufizimin e frontit të zjarrit midis fshatrave Matoçina dhe Varnik në malin Sakar, të cilat janë një kolometër larg kufirit turk.

Zjarri nuk ka prekur vendbanimet e populluara. Nuk ka njerëz të plagosur, ose të vrarë. Sipërfaqja e prekur nga zjarri është mbi 50 mijë dynymë. Këto janë barna dhe shkurre të thata, por në disa vende ka masive pishe.

Është shuar zjarri te fshati kufitar Lesovo, informoi policia në Jamboll. Zjarri ka vazhduar në vazhdim të 48 orëve dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 11 000 dynymësh, kryesisht barna dhe shkurre të thata, njoftojnë korrespondentët e BNR-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev uroi që fëmijët të jenë krijues të së ardhmes së tyre

Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..

botuar më 24-09-16 11.47.PD
Galin Cokov

Ministri i Arsimit Galin Cokov u uroi nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve për Vitin e Ri Shkollor

Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve dhe specialistëve pedagogjikë në institucionet arsimore, nxënësve të klasës së parë dhe nxënësve dhe..

botuar më 24-09-16 11.26.PD

Në Bullgari fillon viti i ri shkollor

Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më shumë se 2000 mësues do t'u japin prapë njohuri bashkatdhetarëve tanë të rinj - jo vetëm për..

botuar më 24-09-16 9.36.PD