Kryeministri është peng i partnerëve të tij në koalicion - “Patriotët e Bashkuar”, dhe më konkretisht të liderëve të partive nacionaliste “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) Valeri Simeonov dhe të VMRO-së Krasimir Karakaçanov. Një mendim të tillë shprehu para BNR-së Orhan Tahir – jurist, politolog dhe aktivist me orgjinë rome, i cili banon që prej vitesh në Belgjikë.
Sipas tij VMRO dhe NFSB kanë përfituar nga protestat, të cilat janë kryesisht kundër GERB-it, që të marrin më shumë pushtet në kuadrin e koalicionit dhe e kanë arritur këtë. Megjithatë Orhat Tahir është i mendimit se qeveria do ta mbarojë mandatin e vet.
Ju rikujtojmë se dje pas mbledhjes së Koalicionit në pushtet lajmi se Bojko Borisovi do të mbetet kryeministër u shpall nga Valeri Simeonov.Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..