GRAFF EXPRESS mbërrin në Stacionin Qendror të Sofjes, për të përmbushur me ngjyrë dhe mesazhe hapësirën e qytetit. Në edicionin e parë të art festivalit 8 artistë profesionalë bullgarë do të punojnë në nënkalesën e stacionit hekurudhor mbi një krijim të përbashkët konceptual, i cili e trajton vendin nëntokësor si një udhëkryq të njerëzve dhe të fateve dhe kryeqytetin si një qytet mikpritës multikulturor. Projekti do të dërgojë mesazhin për tolerancë në marrëdhëniet e përbashkëta dhe të bashkëjetesës, që të mund përmes gjuhës së artit Sofja të afirmohet si një qytet i tolerancës. Me të po kështu “do të ikë ndjenja gri”, sepse mbishkrimi modern mural ka forcën të frymëzojë për një jetë të re dhe bukuri, besojnë organizatorët e festivalit. Rezultati i transformimit krijues në një sipërfaqe prej 300 metrave katrorë të nënkalesës e cila lidh stacionin e autobusit dhe metronë, do të transmetohet live më 13 gusht.
Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është..