Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi malor - një hap përpara në kushtet e Covid-19

Foto: BGNES

Për shkak të pandemisë nga koronavirusi i ri, sivjet  shumë nga pushuesit i lanë mënjanë vendpushimet detare dhe ju përkushtuan magjisë dhe joshjes së maleve bullgare. Kurse ato ofrojnë mundësi të shkëlqyera për shëtitje të gjata dhe pushim mes freskisë së pyjeve, ajrit të pastër dhe peizazheve piktoreske.

Që nga mesi i muajit korrik tek ne po vërehet tendenca e një interesi të rritur ndaj pushimeve malore, pohon Gjeorgji Bençev, ekspert në Bashkimin Turistik Bullgar.

“Gjatë këtij viti njerëzit preferojnë të organizojnë në mënyrë individuale pushimin e vet në mal- thotë Gjeorgji Bençev para Radios Kombëtare Bullgare - programi “Horizont”. Dominojnë pushimet e organizuara për një ditë pa fjetje. Nga qendra jonë informative turistët marrin të dhëna për itineraret turistike, për çmimet dhe kontaktet me vendpushimet e veçanta, pas së cilës organizohen vetë. Shpresoj se do të ruhet tendenca pozitive e plotësimit të vendeve në shtëpizat për pushim. Të gjithë e dinë - pushimi në mal është mjaft më i parrezikshëm për shëndetin dhe shumë më i lirë nga ky në komplekset e mëdha për pushim.”

Çmimet nëpër shtëpizat e larta malore lëvizin midis 10.00 leva (rreth 5 euro) dhe18.00 leva (rreth 9 euro) për një shtrat, kurse një pushim-ekskursion për 7 ditë me fjetje, ushqim dhe kalime me shoqërues është midis 290 leva (rreth 145 euro) dhe 320 leva (rreth 160 euro) për një njeri. Por, jo kudo kushtet u përgjigjen kërkesave të larta të turistëve, me qenë se prej viteve shteti nuk i financon objektet dhe Bashkimi Turistik Bullgar  është i detyruar të mbështetet vetëm tek mjetet personale - thotë Gjeorgji Bençev.

“Më vështirë është në objektet e larta malore, ku ngjitja është e vështirë dhe bëhet me mushka, në kurriz, me makina të përshtatura për një kalueshmëri të lartë. Ky është shkaku që të ngulim këmbë që aty të kthehet financimi i shënuar. Aktualisht po luftojmë për përkrahjen e shtetit, sepse këto objekte nuk ka sesi të jenë ekonomikisht të pavarura pa subvencione dhe pa ndihmë”.

Adhuruesit e natyrës dhe udhëtarët po kështu bëjnë përpjekje që të mund të popullarizojnë bukuritë e natyrës, me të cilat është i dhuruar vendi ynë.Nomadët digjitalë Asen dhe Laura kanë krijuar markën “Balcanic”, përmes së cilës ua tregojnë Bullgarinë udhëtuesve nga e gjithë bota dhe mundohen të frymëzojnë 7 milionë bullgarë që të dalin mes natyrës. E bëjnë përmes shembullit personal.

“Balcanic” është një brand /markë/ e cila ka për qëllim të mbledhë rreth vetes njerëz pozitivë dhe të tregojë mënyrën alternative të jetesës - tregon Asen Veliçkov para Radios Kombëtare Bullgare – Radio Sofja. E quajmë ”mënyrë të jetesës të udhëtarit”, në të cilën përfshihemi me përjetime mes natyrës, eksperimentojmë me lloje të ndryshme sport, njihemi me personalitete frymëzuese. Por, fokusi më i rëndësishëm është lidhja midis nesh përmes komunikimit njeri me njeri dhe të njeriut me natyrën”.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD