Ultramaratonisti Vlladimir Stavrev filloi vrapimin e një distance prej 721 kilometrash në itinerarin “Danubi Ultra” i cili është paralel i rrjedhës së lumit Danub nga fshati Kudelin deri në fshatin Duran Kullak pranë Detit të Zi. Maratonisti tashmë ka kaluar përmes qytetit Mezdra, para kësaj edhe përmes qyteteve Vidin, Dunavci, Llom Kozlloduj, etj. Pritet që në kuadrin e një jave ai të kalojë tërë itinerarin.
Vlladimir Stavrev ka qëllim të kalojë trasenë më të gjatë turistike në Bullgari – itinerarin për çiklistë “Danubi Ultra”, që të popullarizojë mbi 100 vendbanimet në trase.
Në sajtin e organizatorëve ka një hartë ku vëzhgohet online lëvizja e vrapuesit.Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..