Zgjedhjet e parakohshme për rrugëdalje nga kriza i përkrahin 39.7 për qind nga bullgarët. 40 për qind janë ata të cilët shpallen për kërkimin e konsensusit deri në zgjedhjet në vitin 2021. Këtë e tregon një anketim i agjencie “Allfa Risërç”.
Në se zgjedhjet do të ishin tani në parlament do të hynin 6 ose 7 parti. GERB do të fitonin 14.5 për qind nga votat, Partia Socialiste Bullgare – 10.4 për qind, “Ka popull të tillë” të shoumenit Sllavi Trifonov – 10.2 për qind, Bullgaria Demokratike – 6.7 për qind, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – 4.5 për qind dhe patriotët e bashkuar – 2.2 për qind.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..