Vaksinimi kundër Covid-19 nuk do të jetë i detyrueshëm tha në një brifing në parlament ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov. Do të sigurojmë mundësi që secili që është në grupet e kërcënuara dhe ata që dëshirojnë të imunizohen. Shtetasit bullgarë duhet të jenë të sigurt se vaksina e cila BE-ja do të porosisë për të gjithë shtetasit evropianë do të jetë më e mira në treg. Për cilësinë do të kujdesen institucionet evropiane, theksoi ministri. Bullgaria do të marrë pjesë në ankandin e përbashkët evropian për vaksinën shtoi kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB, doktoresha Daniella Daritkova, transmetoi BTA.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria..