Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në çdo dy javë do të ketë raport për mjetet evropiane për rimëkëmbjen nga kriza

Ministri Llëçezar Borisov
Foto: BGNES

Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov paraqiti masat e reja në përkrahje të biznesit. Pakoja e parë është financuar krejtësisht nga buxheti me 594 mln euro. Ajo e dytë për 920 mln euro do të zbatohet drejtpërsëdrejti nga Ministria. Pranë tyre do të shtohen akoma 200 mln euro në kuadrin e programit të BE-së REACT-EU.

Një theks i posaçëm janë investimet në 56 projekte për 350 mln euro dhe në mbi 8000 vende pune.

Jashtë tyre priten investime të reja për mbi 500 mln euro, deklaroi Ministri.

Përfaqësuesit e punëdhënësve do të jenë pjesë e një organi mbikëqyrës mbi shpërndarjen e mjeteve evropiane. Do të ketë dhe një linjë telefonike për sinjale, ndërsa në çdo 2 javë do të ketë raport publik, premtoi Borisov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD