Firma nga zonat offshore kanë investuar në Bullgari mbi 4.3 mlrd euro për periudhën që nga viti 1990 deri në mars të vitit 2020. Këto janë 9.4% e këmbimit të investimeve të huaja në vend. 45,981 mlrd euro është shuma e përgjithshme e investimeve të huaja në Bullgari që nga kur Banka Popullore Bullgare e ka këtë statistikë.
Më shumë investime të huaja – 8.4 mlrd euro gjatë viteve të demokracisë, kanë ardhur nga Vendet e Ulëta, ose 18% e të gjitha parave nga jashtë. 23% e investimeve, ose mbi 10.6 mlrd euro, janë në pronësi të patundshme. Pas tyre janë investimet në industrinë përpunuese – 8.26 mlrd euro, ose 18% e kapitaleve të jashtme. Pothuajse kaq – 17.8% janë investimet e huaja edhe në sektorin e sigurimeve në Bullgari.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..