Edicioni i 37-të i xhiros 100 kilometra të malit Vitosha mblodhi më se 580 vrapues, transmetoibgathletic.com.Ndër pjesëmarrësit kishte përfaqësues të 22 vendeve duke përfshirë edhe diplomatë të akredituar në Bullgari. Fitues te meshkujt u bë Ivajllo Atanasov me rezultat 8.18:20 orë. Te femratë fituese u bë Marija Nikollova, e cila e kapërceu distancën për 9.17:32 orë dhe kështu përmirësoi rekordin e vet me 20 minuta.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi..