“Arritja e marrëveshjes për krijimin e fondit për rimëkëmbjen e Evropës është një sukses për tërë Bashkimin Evropian, por buxheti për ne nuk është i garantuar dhe gjithçka është në duart tona” – deklaroi para BNR-së Ilijana Canova, zëvendës drejtuese e Fondit të Investimeve të BE-së, me rastin e financimit të ardhshëm të vendit tonë me vlerë 29 mlrd euro.
Sipas saj Bullgaria ka marrë shans për ta transformuar ekonominë e vet dhe nga ajo varet nëse do të mund të përfitojë nga kjo mundësi apo jo. Mirëpo, ajo nënvizoi se që prej kohe nuk disponojmë program dhe strategji ekonomike. “Në qoftë se nuk përfitojmë nga mundësia e dhënë kjo do të jetë në dëm të shoqërisë”, shtoi ekonomistja. Për mendimin e saj “ne po lavdërohemi me më shumë para, sepse po përparojmë ngadalë.”Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..