Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Londër do të protestojnë përsëri

Maria Spirova
Foto: arkiv personal

Bashkatdhetarët tanë në Londër do të protestojnë edhe sot në përkrahje të demonstratave antiqeveritare në Sofje dhe në shumë qytete të tjera të vendit. Para BNR-së gazetarja Maria Spirova, e cila që prej vitesh banon në Britaninë e Madhe, deklaroi se aktivitetet po vazhdojnë tashmë dy javë.

“Shumë prej bullgarëve që banojnë jashtë janë të qartë se pikërisht ky qëndrim i autoriteteve ndaj institucioneve, ndaj qytetarëve, ndaj superioritetit të ligjit, kjo gjuhë cinike, kjo përzierje e mafies me pushtetin në Bullgari i dëbon njerëzit jashtë. Në këtë incizim ata panë shkakun për të cilin janë larguar nga vendi”, komentoi gjithashtu Maria Spirova incizimin e përhapur me zërin eventual të Bojko Borisovit, për autenticitetin e të cilit garantoi eurodeputetja Elena Jonçeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD