Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania do të investojë miliarda për rinovimin e centralit bërthamor “Çerna Voda”

Foto: Forum.md

Kryeministri rumun Louis Orban deklaroi se qeveria e tij planifikon të investojë 8-9 miliardë euro suplementare në centralin bërthamor Çerna Voda. Paratë janë për rinovimin e reaktorit të parë dhe për ndërtimin e reaktorit numër tre dhe katër, njoftoi televizioni Digi 24. Duam që t’i bëjmë këto investime me partnerë seriozë nga zona euroatlantike, të cilët kanë ekspertizën teknologjitë e duhura, shtoi kryeministri. Sipas fjalëve të Orbanit qëllimi është që dy reaktorët e rinj 3 dhe 4 të përfundohen deri në vitin 2030.


Rritje e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë

Foto: EPA/BGNES

Namaz-lutja e shpallur në kishën “Shën Sofja” në Stamboll, e cila përsëri është kthyer në një xhami vepruese, e detyroi kryepeshkopin e Greqisë Jeronimos të shpallë një shërbesë kombëtare zie, njoftoi gazeta “Katimerini”. Ndryshimi në statutin e “Shën Sofjes” bëhet në sfondin e tensionit në rritje në Mesdheun Lindor. Turqia lëshoi një urdhër (NAVTEX) se deri më 2 gusht planifikon në juglindje nga ishulli grek Kastelorizo /turqisht Meis/ të zhvillojë studime sizmike. Ankaraja dërgoi   ushtarakë për të ruajtur anijen kërkimore “Oruç Reis” njoftoi gazeta “Jeni Shafak”. Greqia po kështu shpalli një mobilizim ushtarak kundra aksionit. Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania e paralajmëruan Turqinë të  përmbahet nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjes, transmetoi BTA /Agjencia Telegrafike Bullgare/.


Rroga mesatare në Kroaci do të jetë 1010 euro, kurse rroga minimale 565 

Foto: BGNES

Parlamenti kroat miratoi përbërjen e re të qeverisë, në krye me kryeministrin dhe lider i Bashkimit Demokratik Kroat në pushtet Andrey Plenkovich. Ai deklaroi se qeveria e re do të zbatojë premtimet e veta për shtimin e rrogës mesatare dhe minimale dhe se rroga mesatare  në vend për 4 vjetët e ardhshëm do të jetë 1010 euro. Plenkovich rikujtoi se në mandatin e tij të mëparshëm rroga minimale është shtuar me 100 euro dhe shpalli se rroga minimale gjatë katër vjetëve të ardhshme do të jetë më të paktën 565 euro. Kryeministri shpalli se do të realizojë dhe një premtim tjetër të vet  për hapjen e akoma 100 000 vendeve të reja të punës, transmetoi agjencia HINA.


Patrikana e Beogradit filloi bisedime me autoritetet e Malit të Zi

Foto: flagspot.net

Bashkimi Evropian i drejtoi apel qeverisë së Malit të Zi  dhe Kishës Ortodokse Serbe të vazhdojnë dialogun rreth Aktit të diskutueshëm për lirinë e fesë, njoftoi televizioni kombëtar RTCG. Qeveria dhe kleri serb nuk mundën në rrethin e parë të bisedimeve të evitojnë  dallimet e veta. Patriarkana e Beogradit  ripohoi se, Podgorica dëshiron që të konfiskojë pronën e saj kishtare, përfshi dhe kishat dhe manastiret në Malin e Zi.  Ligji parashikon kthimin e pronave të kishave të Patriarkanës Ortodokse të panjohur nga Kisha Ortodokse Malazeze, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1919. Për shkak të masave kundra epidemike, autoritetet ndaluan zhvillimin e marsheve të protestës dhe procesione litiumi.


Mjekë serbë kërkuan shpërbërjen e shtabit kombëtar kundra Covid-19

Foto: Shutterstock

Një grup prej 350 mjekëve në Serbi, nën emërtimin “Të bashkuar kundra Covid-19” në një letër të hapur drejtuar qeverisë  dhe institucioneve kompetente, u distancuan nga Shtabi Republikan i Krizave për luftë me Covid-19. Ata kërkuan ndërrimin e shtabit, duke vlerësuar se Serbia ndodhet në “katastrofë të shëndetit publik”. Sipas TV H1 mjekët, të cilët kanë nënshkruar letrën e hapur, kërkojnë një hetim për konfuzionin në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të vdekurve, të cilët dallohen djeshëm nga statistika zyrtare. Të pakënaqurit  pohojnë se ka fshehje të të dhënave dhe kërkojnë ndërprerje të frikës dhe të presionit politik mbi mediat.  


E thirrën Ali Ahmetin të dëshmojë në Hagë kundër Presidentit të Kosovës

Foto: BGNES

Lajmi se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është i ftuar nga prokuroria e Tribunalit në Hagë në momentin e negociatave për formimin e qeverisë, oshtiu si një bombë në Maqedoni, shkruan gazeta e pavarur e Shkupit “Nezavisen vesnik”. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim komenton se është i thirrur vetëm si dëshmitar në procesin për krime ushtarake kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Por, pozita politike dhe më tepër pozicioni  negociues i Ahmetit  është tronditur në mënyrë dramatike. Në qoftë se u bëjmë një parafrazim të fjalëve të vetë Ahmetit, “Haga u shkurtoi krahët shqiponjave nga Bashkimi Demokratik për Integrim “, përgjithëson gazeta “Nezavisen vesnik”.


Kosova është e shqetësuar nga armatimi i Serbisë 

Foto: Twitter /Meliza Haradinaj

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj shprehu shqetësim se Serbia po armatoset me dronë dhe raketa nga Kina. Haradinaj  postoi në faqen e saj zyrtare në Twitter se armatimi i vazhdueshëm i Serbisë me armë kineze dhe ruse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.  

Autor: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Zoran Milanoviç

Ngjarjet me adresë ballkanike

0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..

botuar më 25-01-04 9.10.PD

Viti politik 2024 dhe pritshmëria se Bullgaria do të punojë për qëllime të reja pas hyrjes në Shengen

Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..

botuar më 25-01-02 7.10.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë në vitin 2024: Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut

Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..

botuar më 24-12-30 7.15.PD