Vrapuesja më e mirë bullgare Ivet Lalova-Collio përsëri triumfoi në turneun e atletikës së lehtë në Rieti. Në qytetin italian ajo fitoi në vrapimin në distancën 100 metra me 11.31 sekonda. Vrapuesja jonë triumfoi gjithashtu edhe në 200 metra me rezultat 23.22 sekonda. Starti tjetër i Ivet Llalovës është për Ligën e Diamantit në Monako më 14 gusht.
Tek meshkujt në distancën 100 metra Petër Peev mbaroi garën i dytë me rezultat 10.50 sekonda.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..