Me 105 vota “pro”, 12 “kundër” dhe zero “të abstenuar” Parlamenti përkrahu vendimin që mjetet për energji elektrike nga e ashtuquajtura “rezervë e ftohtë” t’i jepen në rast nevoje vetëm centralit termik elektrik “Marica Iztok – 2”, i cili është shoqëri shtetërore. Deri tani më shumë mjete për këtë merrnin centrali termik elektrik “Varna” – pronë e kryetarit të nderit të partisë së turqve etnikë bullgar Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), centrali termik elektrik “Bobovdoll” dhe centrali termik elektrik “Marica – 3”.
Reaksioni më i ashpër si rezultat i vendimit ishte i DPS-së. Deputeti i Lëvizjes Ramadan Altaj shpalli se ndoshta ministri tjetër i pushuar nga detyra në kabinet do të jetë ajo e energjetikës Temenuzka Petkova. Sipas Altajit me vendimin e sotëm shkelet parimi në energjetikë që nga viti 2003, sipas të cilit “rezerva e ftohtë” duhet të caktohet në ankand. Altaj shpalli se ndryshimet ligjore bëhen jo sipas parimit të rotacionit, por sipas parimit të urrejtjes partiake.
Valentin Nikollov nga GERB-i ra dakord se vendimi është politik.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së..
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në..