Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

| rinovuar më 20-07-21 1.09.MD
Foto: BGNES

Mocioni i pestë i mosbesimit kundër qeverisë së Bojko Borisovit nuk arriti ta rrëzojë pushtetin. Mocioni dështoi në saje të votave të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.

“Pro” rrëzimit të qeverisë votuan 102 deputetë nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. “Kundër” ishin 124 deputetë nga koalicioni i shumicës në pushtet. 11 deputetë abstenuan.

BSP kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverisë më 16 korrik për shkak të korrupsionit, në sfondin e protestave të përditshme në vend, që këmbëngulin për dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev.

Pas votimit deputeti nga GERB Manuill Manev iu drejtua opozitës me fjalët se e majta i ka gënjyer njerëzit e rinj, të cilët protestojnë jashtë, dhe se duan që ta shkatërrojnë shtetin. Spas Gërnevski, gjithashtu nga GERB, shpalli se protestat janë një provë pa precedent për revoltë kundër qeverisë së ligjshme”.

Sipas deputetit nga BSP Valeri Zhabljanov tendenca për zgjedhje të parakohshme po mbetet. “Në qoftë se në të vërtetë doni që t’i kuptoni motivet e protestave, atëherë bëni një analizë të hollësishme  politike dhe sociale, sepse pas disa muajsh do të gjendeni në vigjilje të zgjedhjeve”, tha Zhabljanov.

Protestuesit, të cilët bllokuan lëvizjen në bulevardin “Car Osvoboditel” /“Mbreti Çlirimtar”/, thërrisnin “dorëheqje” pas shpalljes së rezultateve të mocionit. Nuk ka befasime, të gjithë e prisnim këtë. Kjo votë mosbesimi nuk ka aspak lidhje me votën tonë. Jona do të vazhdojë, deklaruan para BNR-së përfaqësuesit e protestuesve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD