“Po bëj përpjekje të mëdha për afrimin e pozitave të miqve të mi nga Veriu dhe Jugu dhe nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Po e them këtë nga pozita e një shteti, i cili është në treshen e parë të shteteve më të disiplinuara financiarisht.” Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov në Bruksel, ku tashmë katër ditë zhvillohen bisedime mes udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të BE-së sa i përket buxhetit të ri evropian.
Borisov theksoi se Bullgaria është ndër shtetet me borxh më të ulët të jashtëm, me rezervë të qëndrueshme fiskale, i cili deri përpara krizës ka pasur rritje ekonomike. Ai shprehu shqetësim për faktin se nuk komentohet pjesa mjekësore e pandemisë dhe masat për përballimin e saj.
Kryeministri bullgar nguli këmbë për aplikimin e një protokolli unik mjekësor jo vetëm për BE-në, por për tërë Evropën.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..