Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat kundër qeverisë para Presidencës po vazhdojnë ditën e nëntë me radhë

Foto: BGNES

Në “Trekëndëshin e Pushtetit” midis Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor në Sofje filloi edicioni i nëntë i protestës me moton “Le ta mbrojmë demokracinë”. Kërkesat e demonstruesve për dorëheqje të kabinetit “Borisov-3” si dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev mbeten të pandryshuara. Tani për tani protesta po zhvillohet qetë, pa tension me prani të rritur të policëve. Para godinës së Dhomës së Gjykatës gjithashtu ka protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeprokurorit.

Krahas këtyre protestave para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) gazetarë dhe figura publike ngulin këmbë për dorëheqjen е drejtorit të televizionit Emill Koshllukov, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi në drejtimin e medias.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..

botuar më 25-03-28 11.23.PD

Dy fëmijë me infeksion meningokokal rrezikohen nga vdekja

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..

botuar më 25-03-28 10.51.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2025

Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..

botuar më 25-03-27 7.35.MD