Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Petrov dhe Symphony Way në një varg koncertesh verore

Foto: Facebook /Vassil Petrov

“Marramendës si një fishekzjarr pas heshtjes”- kështu e quan programin e tij të ri këngëtari i xhazit Vasill Petrov. Ai do ta prezantojë në turneun kombëtar, i cili fillon me koncert në qytetin Plovdiv më 21 korrik. Pasojnë takime me publikun në qytetet Burgas, Petriç, Varna, Ballçik e të tjera.  Krahas me këngët e njohura dhe të dashura nga Gershuin, Kol Potër, Zhobim, do të tingëllojnë dhe Michelle, Yesterday, Something të Beatles, Fragila të Sting, Smile të Charlie Chaplin. Spektakli quhet Symphony Way, kurse ideja për të lind gjatë muajve të fundit të izolimit social.

“Ndarja nuk qe shumë e gjatë, por na dha shkak për t’u menduar në aspekte të shumta - thotë këngëtari. Në skenë me mua do të jenë muzikantët nga trioja Jordan Tonovski, orkestra “Simfonieta”-nga qytetit Vraca, si dhe violinistja e re e një klase botërore Zornica Illarionova”.

“Jam shumë e lumtur të jem një mike e posaçme në turne, e pres me padurim, si një diell në të gjithë këtë situatë të rëndë...Me orkestrën do të interpretoj disa krijime klasike. Kam dhe interpretime solo në disa nga interpretimet e Vasill Petrovit, që është një nder i madh për mua-thotë Zornica Illarionova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD