Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Presidentit ndryshimet në kabinet nuk do ta shpëtojnë qeverinë

Presidenti Rumen Radev në Plovdiv
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev tha se vendimi i vetëm është dorëheqja e qeverisë dhe asnjë skemë politike nuk do ta shpëtoj. Bullgarët janë në rrugë dhe ndryshimet në kabinet nuk do ta kthejnë besimin, tha në Plovdiv Kreu i Shtetit. Kryeprokurori Ivan Geshev ka humbur shumë mundësi për të zbuluar abuzime të mëdha nga ana e shtetit dhe oligarkisë, shtoi Presidenti.

Radev u takua me studentë-absolventë në degën e dizajnit grafik të Akademisë për Arte Muzikore, Figurative dhe Koreografike. Ai u prit nga simpatizantët e tij, por edhe nga një grup protestuesish që thërrisnin “dorëheqje”. Presidenti bëri provë për të folur me ta, por ishte injoruar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e Danubit kalohet në një korsi, qarkullimi drejt Turqisë është normal

Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..

botuar më 25-04-18 10.52.PD

Parashikimi i motit për 18 prill 2025

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..

botuar më 25-04-17 7.35.MD
Marin Marinov

Washington Post: Marin Marinov nga OKB-ja u vra pasi u godit nga një zjarr i tankeve izraelite

Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..

botuar më 25-04-17 4.41.MD