Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë është për vizitë në Bullgari

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov u takua me Ministren e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është për vizitë pune në Bullgari. Të dy kanë shprehur kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin dypalësh dhe kanë shënuar si shembull partneritetin në fillim të pandemisë së Covid-19, kur Gjermania ka marrë mjete mbrojtëse, të prodhuara nga firma të ndryshme bullgare.

U shqyrtuan edhe prioritetet e Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, si dhe bashkëpunimi evropian në Politikën e përbashkët për siguri dhe mbrojtjes të BE-së. Borisov ishte kategorik se në periudhën e një krize të tillë pa precedent vendi ynë po vazhdon të zbatojë angazhimet e veta në kuadrin e politikës së përbashkët për siguri dhe mbrojtje të BE-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 prillin 2025

Të enjten do të ketë vranësira të theksuara me reshje shiu - në më shumë rajone pasdite dhe në mbrëmje në Bullgarinë Jugore. Temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë dhe do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.  Temperaturat..

botuar më 25-04-02 7.35.MD

Avioni i parë luftarak F-16 mbërriti për ushtrinë bullgare

Avioni i parë luftarak F-16 për ushtrinë bullgare u ul sot në bazën ajrore “Graf Ignatievo”. Para uljes, ai kaloi pas pistës së rinovuar për avionët e rinj luftarak - e vetmja në vendin tonë e përshtatshme për këtë lloj avionësh, si një..

botuar më 25-04-02 4.16.MD

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..

botuar më 25-04-02 3.22.MD