Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë shtetit mund të aplikojnë në universitetet bullgare online

Foto: arkiv

Ministria e Arsimit siguroi një platformë për aplikimin online në universitetet shtetërore bullgare. Ajo është e dobishme për bullgarët nga jashtë dhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë dëshirë ta vazhdojnë arsimin e tyre në Bullgari.

Për shkak të Covid-19 sivjet nuk do të zhvillohet provimi tradicional – testi i gjuhës bullgare, letërsisë dhe historisë, me të cilin aplikohet në kuadrin e rregullores për arsimin e bullgarëve jashtë shtetit dhe të shtetasve nga Maqedonia e Veriut.

Platforma është publikuar në sajtin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rubrikën “Për bullgarët jashtë”, fushata 2020/2021.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD