Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 eksporti i Bullgarisë po ulet 8.1% për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në 10.5 mlrd euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi pakësohet 12.7% deri në 11.5 mlrd euro.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit eksporti drejt BE-së ulet 7.7% deri në rreth 7.1 mlrd euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa drejt vendeve të treta – 8.9% deri në 4 mlrd euro.
Për periudhën e njëjtë importi në Bullgari nga BE-ja gjithashtu ulet – 13.2% deri në rreth 7.1 mlrd euro, ndërsa nga vendet e treta pakësohet 11.9% deri në 4.6 mlrd euro.
Pritet që pas lëshimit të masave kufizuese në Bullgari, BE dhe në botë të fillojë përmirësimi i këmbimit të mallrave.Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..
Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..
Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..