Trajneri i skuadrës kombëtare bullgare të futbollit Dimitër Penev festoi jubileun e tij të 75-të. “Të jesh trajner i mirë është një gërshetim mes praktikës së futbollit dhe aftësisë për të dëgjuar dhe për të parë” – vuri në dukje para BNR-së trajneri më i suksesshëm bullgar i futbollit dhe tha se kujtimet nga viti 1994, kur Bullgaria u klasifikua në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror, mbeten të fuqishme në kujtesën e tij. “Nuk harrohen momente të tilla” – tha Penev, duke na kujtuar suksesin më të madh të Bullgarisë në futboll.
Pritet që sot ai të dekorohet nga Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..