Në moshën 73 vjeçe vdiq poetesha Mirjana Basheva, e njohur ndër adhuruesit e saj si “Poetesha e butësisë kozmike”.
Këngët me vjershat e saj në interpretim të grupeve të njohura bullgare të muzikës pop janë të dashura të shumë bullgarëve. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhët kryesore evropiane. Ka vjersha të përfshira në antologjinë “Argjila dhe ylli – poetë bashkëkohorë bullgarë”, e cila u botua në SHBA në vitit 1992 me ndihmën e poetit dhe përkthyesit bullgar Georgi Balev.
“Humbëm një krijues një poeteshë, gazetare, publiciste shumë të talentuar, e cila lëri një gjurmë të thellë me krijimtarinë e vet, tha për BTA-në Dimitër Hristov – anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve.Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..