Përkrahim thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e regjimit të deritanishëm të aksesit në monumentin “Shën Sofia”, duke pasur parasysh historinë e tij dhe simbolin që ai e ka për fetë e krishtere dhe islame.
Shpresojmë se do të ruhet vlera e tij universale historike si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-së, thuhet në tekstin e publikuar në faqene internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Dje presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan nënshkroi dekret, me të cilin godina e “Shën Sofiasë” kalon nën udhëheqjen e Shërbimit të Çështjeve Fetare dhe do të përdoret si xhami.
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një..