Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Produktet artizanale në Rrugën e Zejtarëve në Trojan

Foto: Radio Bullgaria, Veneta Nikollova

Mjeshtrit vendas prezantojnë prodhimet e veta në ashtuquajturën Rrugë të Zejeve në qytetin malor Trojan (Bullgari Qendrore). Bashkia mori vendim të ndihmojë zanatçinjtë duke u ofruar atyre sipërfaqe tregtare falas  si masë lundër krizës së koronavirusit.

“Në këtë tkurrje të madhe ekonomike ky është një shans për ne, një dritare e vogël me dritë – kështu prezantojmë para njerëzve se çfarë krijuam në kohën e karantinës”, thotë njëri nga mjeshtërit.

Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme prodhuesit e sendeve origjinale nuk kishin fare mundësi për shitje, por me lehtësimin e masave kundër epidemisë iniciativat e tilla kthehen në mundësi për mbijetesë në kushtet e krizës. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD