Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish-i dyti në GERB: Qeveritarët do të humbin gjysmën e përkrahësve të vet

Foto: BNT

“Në se sot zhvilloheshin zgjedhjet, GERB-i do të humbiste gjysmën e deputetëve të vet”, tha para BNT Cvetan Cvetanov, i cili para pak kohe ishte personi i dytë në parti, kurse sot ka një projekt të vetë politik. Sipas tij, nga 1 milion e 400 mijë përkrahësit e GERB-it gjatë 2017-së, tani vetëm 600 mijë janë ata që do të votonin për të.

Politikani tha se nuk ishte i pranishëm në protestat e djeshme, por po të duhej të zgjidhte, do të shkonte në atë në përkrahje të institucionit të presidentit. Sipas fjalëve të tij mitingu në “pro” GERB-it ka qenë organizuar nga qeveritarët dhe njerëzit kanë qenë detyruar të vijnë në Sofje nga kryetarët e bashkive të tyre.  “Kjo është mbijetesë në kushtet e krizës dhe partia ka frikë”, mendon Cvetanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD