Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPB-ja zhvillon një aksion për sigurinë rrugore

KAT
Foto: arkiv

“Policia Rrugore” është duke ndërmarrë një aksion kundër shpejtësisë së lartë dhe përdorimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Ai përfshin të gjithë vendin dhe do të vazhdojë deri më 16 korrik. Shpejtësinë e automjeteve në rrugët bullgare e kontrollojnë 220 kamera portative dhe të palëvizshme.

Prani më të madhe policore do të ketë në rrugët e vendpushimeve detare dhe në rajonet e tyre.

Statistika për gjashtëmujorin e pare të vitit tregon uljen e numrit të aksidenteve rrugore të shkaktuara nga shoferë që kanë përdorur alkool, duke e krahasuar atë me numrin e aksidenteve të tilla për 6 muajt e parë të 2019-ës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bëri thirrje për një rol më të madh të fuqive të mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..

botuar më 25-03-14 4.09.MD

Një parti e re hyn në Parlament, shumica në pushtet bie në 121 deputetë

Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...

botuar më 25-03-14 11.14.PD
Paschal Donohoe

Kryetari i Eurogrupit inkurajon konvergjencën e qëndrueshme të Bullgarisë

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..

botuar më 25-03-14 9.11.PD