Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Protesta në Serbi në lidhje me orën policore

Foto: BTA

Numri i rritur i rasteve të koronavirusit në Beograd 4 mijë pacientët e pranuar në spitale e detyruan presidentin serb Aleksandër Vuçiç të njoftojë qëllimin e tij për vendosjen e orarit policor për fundjavën që po vjen. Por kjo provokoi trazira në qendrën e kryeqytetit serb dhe përleshje me policinë në qytetet e tjera të mëdha- Nish dhe Novi sad. Demonstratat morën dhe formën e  protestave antiqeveritare. Pas protestave Vuçiç tha se, ora policore mbase nuk do të aplikohet, por shtabi i krizës me siguri do t’i shtrëngojë masat kundër koronavirusit. “Unë jam për orë policore, por kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministri i shëndetësisë Zlatibor Loncar mendojnë se mund të bëhet edhe diçka tjetër”, komentoi Vuçiç.


Turqia imponoi masa për një jetë të kontrolluar sociale gjatë periudhës së pandemisë

Foto: BTA

Nuk do të ketë ndalim për dalje nga shtëpitë gjatë kohës së festës fetare Kurban Bajram (Eid al-Adha), por fillojnë kontrollime të forcuara në të gjitha 81 rrethet e Turqisë, që të kontrollohet respektimi i rekomandimeve kundër epidemisë së koronovirusit. Ministria e punëve të brendshme u dërgoi valinjve udhëzime speciale për veprim në këtë periudhë. Kontrollimet për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës do të jenë në masë. Në taksitë, nëpër pazaret, në transportin urban dhe në lokale, plazhe dhe madje dhe në sallonet e dasmave. Ministri i shëndetësisë Fakhrettin Koja shkroi në Twitter – “Në qoftë se sot jetojmë sikurse fare nuk ka dhe nuk ekziston epidemia, nesër do të na vijë shumë keq. Jini të kujdesshëm!”.


56% nga rastet me Covid-19 gjatë muajit korrik në Greqi janë të turistëve të huaj

Foto: BTA

Vendi do të rrisë testet për koronavirusin në pikën kufitare “Promahon” në kufi me Bullgarinë, i cili është hyrja kryesore për udhëtarët nga vendet Ballkanike. Vendimi për forcimin e kontrollimeve është  marrë, pasi 36 veta, të testuar më 6 korrik në kufi, si dhe akoma 17 të testuar më 7 korrik, janë pozitivë për Covid-19. Sipas Policisë Kufitare, rreth 90% ata që kanë hyrë në Greqi janë kontrolluar dhe testuar përpara se t’u lejohet që të hyjnë në vend.  Qëllimi është që kontrollimet të mbulojnë të gjithë ardhësit. Trafiku gjatë ditës së martë dhe të mërkurë  ishte mjaft i qetë.


Maqedonia e Veriut kërkon testim PCR për ata që hyjnë nga ish republikat jugosllave

Foto: EPA/BGNES

Gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe  Bosnje dhe Hercegovinës duhet të paraqesin një rezultat negativ i testit të kryer  për Covid-19, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e vendit, si dhe një deklaratë të plotësuar me të dhënat personale, vendqëndrimin dhe afatin, për të cilin pritet se do të mbeten në vend. Në qoftë se udhëtarët hyrës në Maqedoninë e Veriut  kalojnë transit në kuadrin e 24 orëve, pas plotësimit të deklaratës, ata do të mund të kalojnë kufirin pa PCR test.


Bashkësia Demokratike Kroate do të formojë një qeveri të re në Zagreb

Foto: BTA

Kryeministri Andrey Plenkovich dhe Bashkësia Demokratike Kroate fituan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me 68 deputetë në Parlamentin e Zagrebit me gjithsej 151 vende. Koalicioni i majtë  “Restart” fitoi mezi 40 mandate. Lëvizja patriotike nacionaliste e këngëtarit Miroslav Shkoro është forca e tretë politike me 16 deputetë. Analistët kroatë janë të mendimit se, Plenkovich nuk do të hyjë në koalicion me nacionalistët, sepse ata do të krijojnë probleme me Bashkimin Evropian. Kryeministri do të mund të formojë një qeveri të re me partnerët e vet të deritanishëm – të djathtët nga “Most” (Ura), të cilët kanë 8 deputetë, të zgjedhur më tepër në kryeqytetin Zagreb. Bashkë me votat e pakicave dhe përkrahjen tanimë të fituar nga serbët, Plenkovich do të ketë shumicë në Parlament.


Oferta tepër atraktive për rumunët në bregdetin bullgar

Foto: IRI Travel

Hotelierët bullgarë u përshtatën me pandeminë dhe bëjnë oferta të vështira për t’u hedhur poshtë për rumunët, thotë Lucian Badircha, drejtori i operatorit kryesor turistik rumun IRI Travell për Bullgarinë. Uljet e çmimeve 45-50% në hotelet me 5 yje tregon dëshirën e madhe të bullgarëve të pranojnë turistë. Të gjitha spekulimet për këtë se autoritetet bullgare kërkojnë nga rumunët të vetizolohen, se kërkohen deklarata të komplikuara dhe se ka radhë e gjata në kufi nuk janë të vërteta. Të gjitha këto thashetheme qëllojnë që turistët të zgjedhin ndonjë destinacion tjetër dhe të mos vizitojnë bregdetin bullgar, por javët e fundit ato nuk arrijnë sukses. Kemi turistë të shumtë, të cilët u kthyen nga Bullgaria me përshtypje pozitive dhe të kënaqur nga mënyra në të cilën hotelierët kanë organizuar masat kundër COVID-19, shton Badircha.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD