Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri ndaluan biznesmenin Pllamen Bobokov

Foto: BGNES

Afaristi Pllamen Bobokov është arrestuar për 24 orë në lidhje me hetimin e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Akuza është ngritur për shkak të korrespondencës me mesazhe SMS ndërmjet Bobokovit dhe sekretarit të Presidentit për çështjet juridike dhe kundër korrupsionit Pllamen Uzunov.

Nga mesazhet e shkëmbyera bëhet e qartë se afaristi ka lobuar për emërimin e ambasadorëve në Algjer dhe Nigeri. Ka kërkuar dhe shërbime të tjera të ndryshme nga Uzunovi. Bisedat mes tyre janë gjetur në celularin e Bobokovit, i cili ishte liruar nga paraburgimi për garancinë rekorde pasurore 500 000 euro.

Pllamen Bobokov po hetohet dhe bashkë me vëllanë e tij Atanas Bobokov dhe një ish-zv.ministër të ekologjisë në lidhje me një procedim tjetër paragjyqësor për import dhe eksport të paligjshëm të mbetjeve.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..

botuar më 25-04-16 6.32.MD