Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Balanca e grurit e Bullgarisë është garantuar

Ministrja Taneva
Foto: BGNES

Ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva tha se kategorikisht s’ka shqetësime rreth sigurimit të grurit të mjaftueshëm për Bullgarinë dhe rreth çmimit të bukës. Thatësira në fillim të vitit solli të korra 71% më të pakta në krahasime vitin e kaluar në krahinën Dobruxha, të njohur si  “shporta e bukës” e vendit tonë.

Në Bullgari Lindore prodhimi është më i paktë mes 43% dhe 53%. Tani për tani është mbledhur 55% prej të korrave.

Sipas prognozave evropiane Bullgaria duhet të mbledhë 5 mln tonë gruri, kurse parashikimet bullgare janë për 4,5-4,9 mln tonë.  Me siguri ka rënie , por për konsumin e brendshëm kemi nevojë për 1,6 mln tonë dhe përsëri do të kemi mundësi të eksportojmë – rreth 3 mln tonë grurë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD