Pasi gjatë prillit shqetësimet e lidhura me përhapjen e koronavirusit shënonte ulje, tani njerëzit përsëri nuk janë aq të qetë. Më parë 51% prej bullgarëve kanë pasur frikë për këtë se familjarët e tyre mund të infektohen, kurse në fund të qershorit pjesa e këtyre njerëzve tashmë është 60%, tregon studimi i bërë nga agjencia “Gallup”.
Në fillim të qershorit 72% prej të anketuarve mendonin se situata me Covid-19 ishte nën kontroll, kurse tani kjo përqindje është 38%.
Njerëzit nuk janë të sigurt se deri në fund të vitit do të mund të kthehemi tek “normaliteti” - këtë e besojnë 40% prej bullgarëve, derisa më parë përqindja e këtyre përgjigjeve ka qenë 61.
Pavarësisht nga situata më shqetësuese, shumica e njerëzve (61%) janë kundër kthimit të masave të rrepta parandaluese. 38% përkrahin mendimin e kundërt. 59% prej bullgarëve mendojnë se qeveria e përballon mirë krizën me koronavirusin, 39% nuk pëlqejnë politikën e saj në këtë situatë.
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..
Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..