Radio konkursi “Pranvera 2020” u afirmua si një nga me të autoritetshmet në Bullgari. Qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të stimulojë krijimin e këngëve të reja pop dhe rok bullgare. Sipas rregullores një juri prej muzikantëve profesionalë dhe gazetarësh zgjedh 13 këngët më të mira, të cilat janë dalluar mes të gjithë kandidatëve. Në kuadrin e 1 muaji, çdo një nga nëpunësit e Radios Kombëtare Bullgare ka mundësinë të japë zërin e vet për kompozicionin e zgjedhur prej tij. Kështu përcaktohen ata të cilët kanë fituar përkatësisht vendin e parë, të dytë si dhe çmimin për debutues.
Sivjet në vend të parë është e zgjedhur kënga “Phoenix”/Feniks/ në interpretim të rok bandës „Casual Threesome“, e njohur mirë nga skena bullgare e klubeve. Grupi është në të ashtuquajturin format “të hapur”, por në themelin e vet është një trio, që ku vjen dhe emri. Është i krijuar nga Ivan Ivanov-vokal dhe kitarë, kurse ndaj tij bashkohen Nikollaj Vodeniçarov “Nikeca” - vokal dhe bas. Martin Stojanov - piano dhe masterim, Ivajllo Petrov “Pifa” - bateri dhe Ivelin Llobutov - kitarë. Të 5 ekzekutojnë bashkë kohët e fundit dhe krijojnë muzikë të vet. Kënga me të cilën u paraqitën në edicionin e 51 të radio konkursit “Pranvera 2020”, “Phoenix” është e shkruar krejtësisht nga Ivan Ivanovi. Ai është i njohur mirë nga një grup tjetër shumë të njohur nga e kaluara e afërt - “Awake”, me të cilin po kështu ka marrë pjesë në konkursin muzikor të Radios Kombëtare Bullgare. Pavarësisht se banda e tij e re ka marrë pjesë në një sërë festivalesh si tek ne, ashtu dhe jashtë shtetit, Ivan Ivanov thotë se nuk kanë përvojë në garat muzikore:
“Ne jemi shumë të lumtur se morëm çmimin e parë në radio konkursin për një këngë të re pop dhe rok bullgare “Pranvera 2020”. Grupi ynë ekziston prej 10 vjetëve, por me kalimin e kohës ka ndryshuar. Tani po gëzohemi se pikërisht ne të pestë të cilët jemi aktualisht në “Casual Threesome”, marrim pjesë në këtë konkurs.
Me qenë se ngulmojmë tek pjesëmarrjet e klubeve, nuk kemi përvojë në garat muzikore. Kështu që për ne kjo është pjesëmarrja e parë në një skenë të ngjashme.Si parim këndojmë kryesisht në gjuhën angleze dhe “Phoenix” nuk bën përjashtim. Muzikën të cilën e interpretojmë nëpër pjesëmarrje të ndryshme nuk është vetëm prej autori. Në repertorin tonë kemi këngë të Beatles, Rolling Stones, Jimmy Hendrix, The Doors dhe të akoma shumë rok bandave të tjera botërore. Aktualisht po e shfrytëzojmë situatën e krijuar, në të cilën nuk kemi pjesëmarrje, që të mund të punojmë mbi albumin tonë të ri. Kompozicioni “Phoenix” është një pjesë prej tij”.
Tanimë është fakt në hapësirën muzikore dhe kënga „Under Lovin’ Ice“ – kënga e tretë nga albumi i ardhshëm i „Casual Threesome“.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Casual Threesome, BNR
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..