Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti Presidentin Donald Trump me rastin e festës kombëtare të SHBA-së – 4 korrik, Dita e Pavarësisë.
Partneriteti strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-së është një bazë solide për dinamikën gjithnjë e më aktive në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo është një vazhdim i natyrshëm i miqësisë shumëvjeçare mes dy shteteve tona, e cila bazohet tek vlerat e ndara dhe bashkëpunimi në një sërë fushash me interes reciprok, thuhet në përshëndetjen e Presidentit Radev.
Në letër theksohet dhe bashkëpunimi për diversifikimin energjetik, partneriteti në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe në përballimin e sfidave të shkaktuara nga kriza botërore pa precedent gjatë muajve të fundit.Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...
Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..