Stojan Jorgov zgjedh të prezantohet para publikut bullgar me ngjyrat e gamës bardh e zi - ajo dritë e veçantë, nga e cila ajri i ngrohtë i shkretëtirës fillon të dridhet përpara syve të tu, kurse lëkura të rrëqethet nga flladi i kripur dhe i freskët i ujit të oqeanit.
Artisti i bashkon fotografitë e veta, të eksponuara në galerinë e kryeqytetit “Rakursi”, nën emërtimin “18% Gravity”. Frymëzohet nga të ashtuquajturat skaters në platformën prej betoni të Venice Beach në Kaliforni dhe provat e tyre të vazhdueshme të evitojnë gravitacionin. Rampës i bëra asociacion me hartën, e cila kalibron sistemin matës të fotoaparatit, në mënyrë që në vlera të caktuara të dritës skena të duket 18% gri”, thotë autori. Kurse bregdetin e pasur me ngjyra dhe rreze diellore i përhap në mjegull, që të mund të formojë plotësinë e pamjes.
“Kuadrot janë të përjetshme, pavarësisht se në çfarë kohë të ditës janë bërë - disa janë më të errëta, të tjerë më të ndritura - tregon Stojan Jorgov. I kam fotografuar në mënyrë shumë spontane këta skaters. Ndjenja për platformën është si për një skulpturë të madhe.Në këtë vend të bukur koha ndryshon shumë shpejt, më në veçanti në atë pjesë të vitit midis muajve mars dhe qershor, e cila quhet June Gloom. Atëherë ngrohtësia nga shkretëtira fillon t’i shtyjë mjegullat dhe të ftohtën në oqean dhe është tepër bukur. Më pëlqen të shkoj aty dhe të fotografoj”.
Stojan Jorgov jeton në Los Anxhelos prej 26 vjetëve. Pas një qëndrimi të shkurtër në Gjermani dhe një ndeshjeje me grupazhet dhe mafien në atdhe, ai vendos të ikë. Por jo pas shumë kohë e kapërcen kufirin ndarës midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Piktor për nga arsimi ai i kursen fjalët e veta për jetën përtej Oqeanit dhe si në një kaleidoskop vështron drejt ndonjë pikture, e cila i është treguar nga rastësia.
Në moshën 31 vjeçare ai ndeshet me sistemin totalitar vendas. Në valën e politikës së dikurshme shtetërore kur ndërroheshin emrat e turqve bullgarë me dhunë, ai tregon një shaka në pamje të parë fare të padëmshme. Vetëm se një koleg në teatrin e kukullave në qytetin Sliven, ku ai punon si piktorë, ia thotë të dëgjuarën sekretares së partisë. Dhe në mënyrë të rrufeshme ai është i pushuar nga puna. Sot Stojan Jorgov mban në zemrën e tij një kujtim të vetëm nga ajo kohë - për skenografin Nedellço Nedellçev të pamëshirshëm ndaj njerëzve me qëllime jo të pastra, nga i cili mëson se, fëmijët asnjëherë nuk duhet të gënjehen.
Kur duke e rrezikuar jetën e vet ai e kapërcen kufirin ndaj botës së lirë,Stojan Jorgov merr me vete shumë pak gjëra materiale nga atdheu - mes tyre janë dhe 56 shirita filmi. Kështu pasioni ndaj fotografisë nga vitet e tij si nxënës, sekretet në dhomën e errët dhe momentet e pritjes në pamjet të cilat dalin me ngadalë nga filmi, përsëri e pushtojnë jetën e tij.Thjesht ai një ditë vendos të dalë me një aparat të vjetër në rrugë dhe e lë veten që jeta ta befasojë me fytyra, lëvizje, qetësi.
“Fotografoj shumë në rrugë, por nuk jam street photographer - thotë akoma Stojan Jorgov. Më tepër do të klasifikoja punën time si një fotografi dokumentare.Prej kohe grumbulloj kuadro, të cilat duken në pamje të parë pa kurrfarë interesi dhe se nuk përmbajnë histori e cila lehtë të mund të njihet. Por, mendoj që një ditë të bëj ekspozitë pikërisht me to, kështu qe spektatori vetë të formoj temën”.
Prej 2 vjetëve piktori fotograf jeton kryesisht në Bullgari. Aktualisht ai po përgatit një libër me histori të cilat i kanë rastisur kur ka jetuar në Los Anxhelos, por nuk tregon më tepër. Dhe gjithmonë shëtit me fotoaparat nëpër duar. A duket në mënyrë të ndryshme atdheu përmes fotoobjektivit dhe përmes emocioneve, ëndrrave, kujtimeve?
“Jo - përgjigjet shkurt ai. Çdo gjë unë e rizbuloj sërish.Bullgaria është një vend i shkëlqyer dhe përmes objektivit dhe përmes kujtimeve. Unë e dua - këtë e di me siguri. Dhe nuk ekziston “por”.Shpresoj që një ditë që të gjithë ta ndiejnë si unë. Në fakt unë njoh shumë njerëz të cilët e duan vendin tonë dhe është një qejf i madh, kur ulemi dhe fillojmë të bisedojmë për këtë. Nganjëherë disa thonë se kjo ndodh sepse nuk jetoj këtu, por kjo nuk është e vërtetë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Stojan Jorgov, “Rakursi”, Diana Cankova
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..