Komisioni Evropian iu drejtua Gjykatës së BE-së për shkak të mosrespektimit nga ana e Bullgarisë të Direktivës për Strategjitë Detare dhe Mjedisin Detar. Brukseli i dha afat 3-muajsh Bullgarisë të plotësojë detyrimet e veta të lidhura me “Natura 2000”. Bullgaria duhet gjithashtu të implementojë të drejtat e aksionarëve në pjesën e tyre për kontroll të pagave të menaxherëve. Kërkohet gjithashtu që Bullgaria të lidhë regjistrin e vet tregtar me regjistrin e BE-së dhe të zbatojë në mënyrë të drejtë rregullat evropiane të kontabilitetit për raportimin jofinanciar.
Bullgaria duhet të implementojë tërësisht rregullat e ndryshuara evropiane për siguri bërthamore dhe për mbrojtje nga radiacioni, siç edhe kërkesat për shitje të ujërave termale minerale.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..