Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministri i transportit Rosen Zhaljazkov u bënë thirrje eurodeputetëve të rishqyrtojnë me vëmendje Paketën “Mobiliteti I” gjatë sesionit të ardhshëm më 8 korrik dhe të korrigjojnë versionin e saj aktual. Tekstet e reja legjislative imponojnë kufizime dhe masa joproporcionale në BE. Letra e dërguar Parlamentit Evropian është nënshkruar nga ministrat e punëve të jashtme dhe të transportit të 8 shteteve-anëtare të BE-së – Qiproj,Estoni, Hungari, Letoni, Lituani,Maltë, Poloni dhe Rumani.
Ministrat janë shqetësuar për këtë se disa nga dispozitat e ligjit devijojnë nga objektivat e deklaruara – përmirësimi i kushteve sociale për shoferët, rregullimi i transportit automobilistik dhe përforcimi i tregut të përbashkët të BE-së. Pakata “Mobiliteti I” ka provokuar ndarje të madhe mes shteteve anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe 9 prej tyre kanë deklaruar pozitën e tyre kategorike kundër saj. Sipas ministratve nuk është kryer vlerësim për ndikimin e dispozitave të reja në mjedis dhe për efektet në tregun e vetëm të BE-së.
Pamundësia praktike për zbatimin e kërkesave do të përjashtojë disa nga vendet nga tregu i përbashkët dhe do të vendosë pengesa të mëdha për shtete të tjera, janë kategorikë ministrat. Ata alarmojnë se ndër pasojat e paketës së re legjislative do të jetë rritja e emetimeve të dioksidit të karbonit. Kërkesa e ministrave është në favor të sektorit, i cili është mjaft i prekur nga pandemia e Covid-19 dhe në të cilin punojnë milionë evropianë.
Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..