Kapitali fillestar është një nga sfidat e para, me të cilat ndeshet çdo një sipërmarrës, i cili ka vendosur të realizojë idenë e vet për një produkt, ose biznes të ri. Që të ketë shans për ndihmë nga të ashtuquajturat “programe akseleratore” ai duhet të paraqesë jo vetëm përpunimin e produktit të vet, por edhe të vërtetojë rentabilitetin e tij dhe mundësitë për rikthimin e investimeve, pas përhapjes së produktit në treg. Pikërisht kjo është faktori kryesor, nga i cili varet nëse mund të financohet projekti, shpjegon në një intervistë për BNR Leona Asllanova, përfaqësuese e fondit më të madh të tillë te ne, i cili e ka përqendruar vëmendjen e vet te kompani, të cilat sajojnë pajisje që përmirësojnë mënyrën e jetesës të njerëzve dhe mënyrën shëndetësore të jetesës.
“Akseleratorët janë shoqëritë e vogla financuese, të cilat sigurojnë nga 10 deri në 60 mijë euro për startimin e kompanive, për ato, të cilat do të regjistrohen si shoqëri tregtare, ose për ato me veprimtari nga 1 deri në 3 vjet – shpjegon Asllanova. – Programi ynë akselerator lindi pikërisht në krizë, sepse kuptuam se biznesi i vogël dhe ai i mesëm do të preken seriozisht.Donim të bënim diçka më serioze, që ta ndihmojmë biznesin për të menduar për inovacione, ta ndryshohet modeli i biznesit, kështu qe të adaptohet dhe të mbijetojë në këto kohëra të vështira.
Deshëm të bëjmë diçka më shumë, që ta ndihmojmë për të menduar për inovacione, ta ndryshojë modelin, ose idenë e vet, kështu qe të adaptohet dhe të mbijetojë në këto kohëra të vështira. Tani tashmë po migrojmë drejt një programi akselerator, që ka ambicien të bëhet më i madhi në Bullgari dhe të paktën 15 vjet përpara të financojë nga 15 deri në 20 kompani, që po e startojnë biznesin e tyre, që të “mbushet” tregu bullgar me inovacione.”
Konkurrenca mes ideve, të cilat garojnë për financim gjithashtu është e madhe, ndërsa kriteret janë të rrepta.
“Kandidatët stërviten, marrin detyra, të cilat duhet të zbatojnë. Ka edhe të tillë, të cilët nuk mund t’i përgjigjen tempit. Kështu qe është çështje e selektimit natyror. Pranojmë nja 20 kompani pranverën dhe vjeshtën, ndërsa prej tyre financim do të marrin vetëm pesë. Një kriter shumë i rëndësishëm për ne është që prapa projektit të rrijë një ekip i mirë dhe një model i qëndrueshëm i biznesit.”
Ka sektorë me prioritet, ku mundësia që një projekt të marrë financim është më i madh.
“Janë me rëndësisektorët në Bullgari, ku mund të zhvillohen inovacionet.Nga pikëpamja jonë të tillë janë ata, ku është krijuar në vazhdim të viteve know how, ka krah pune dhe punonjës me arsim të mirë universitar, një sasi e madhe prej kompanish në zinxhirë, që përgjigjen për furnizimet dhe prodhues.Prandaj e kemi përqendruar vëmendjen tonë mbi industrinë ushqimore. Po pohojmë gjithashtu se shëndetësia, komunikacionet, digjitalizimi janë sektorë të shkëlqyeshëm për inovacione në Bullgari.”
Megjithatë mundësi për të fituar përkrahje financiare kanë edhe kompani me lloje të tjera produktesh, në qoftë se ato mund të kontribuojnë për një ndryshim të konsiderueshëm, lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së përditshme të njerëzve në vend. Një ide e tillë e tre bullgarëve u ndihmua nga fondi pak para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ata prodhojnë karamele shëndetësore me laktobacile dhe probiotikë dhe me shijet tradiconale bullgare të mjaltit, trëndafilave dhe kosit. Ideja ka lindur pak para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, por më shumë për këtë do të mësoni një artikull të posaçëm të Radio Bullgarisë.
Pëpiloi: Joan Kolev (sipas intervistës së T. Millushevës, Horizont – BNR)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: innovationstarterbox.bg
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..