Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Sportit kërcënoi se do t’i mbyllë stadiumet për publikun

Ministri Krasen Kralev
Foto: BGNES

Ministri i Sportit Krasen Kralev kërcënoi se do t’i mbyllë stadiumet për publikun në rast se nuk respektohen masat kundërepidekime gjatë finales për Kupën e Futbollit të Bullgarisë.

Në stadiumin në Sofje do të jenë të pranishëm 12 000 fansa të skuadrave CSKA dhe Llokomotiv Plovdiv. Kjo përbën ¼ prej kapacitetit të stadiumit.

Bullgaria është një prej vendeve të pakta në Evropë, i cili lejon praninë e publikut në stadiume.

Ekspertët e shëndetësisë në vend tashmë kritikuan grumbullimin e pritur të një publiku të tillë shumëmijësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD