Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

166 teste pozitive për Covid-19 brenda 24 orëve

Foto: iStockGetty Images

Te data 26 qershor personat e diagnostikuar me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit janë 166 nga 2775 mostra të testuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Sistemit Kombëtar të Informacionit. Më shumë janë rastet në qytetin e Sofjes - 60, në krahinën e Sofjes – 15 dhe në qytetet Pllovdiv dhe Kjustendill nga 13.

Deri tashti rastet e zbuluara të koronavirusit në Bullgari janë 4408. Të shëruarit janë 2370, prej të cilëve 107 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit. Në spitalet mjekohen 384 pacientë, 16 prej tyre në reparte intensive.

211 janë të vdekurit me Covid-19 të zbuluar. 2 janë të vdekurit brenda 24 orëve të fundit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Agjencia Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Bullgaria, Turqia dhe Rumania takohen në një forum biznesi në Burgas

Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..

botuar më 25-03-14 6.05.PD

Parashikimi i motit për 14 marsin 2025

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..

botuar më 25-03-13 7.35.MD

Gjykata e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve, partia “Veliçie” hyn në parlament

Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..

botuar më 25-03-13 5.23.MD