Uji për not në plazhet e bregdetit tonë jugor është në gjendje të shkëlqyer dhe s’ka dyshime për ndotje, tha në Burgas sekretarja e përgjithshme e Inspektoratit Regjional të Shëndetësisë dr. Mariana Kofinova. Janë marrë 48 kampionë dhe të gjitha analizat tregojnë cilësi të lartë të ujit.
Gjatë vitit 2017 zonat për plazh me cilësi të mirë kanë qenë 23 prej 48. Gjatë vitit tjetër, 2018, këto zona tashmë kanë qenë 30, kurse ato me tregues të mirë – 18.
Raporti për vitin e kaluar tregon se atëherë 41 zona kanë qenë me cilësi të shkëlqyer të ujit.
Kofinova shpjegoi se arsyeja për këtë ndryshim pozitiv janë projektet infrastrukturore të realizuara nga baskitë në bregdetin tonë jugor.
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..