Protesta në mbrojtje të natyrës bullgare organizohen këtë mbrëmje në tërë vendin nga organizatat ekologjike. Shkasi për këtë janë amendament që po përgatiten në Ligjin për shumëllojshmërinë biologjike dhe duhet të shqyrtohen në lexim të dytë nga Parlamenti. Ndryshimet janë propozuar nga ish-Ministri i Mjedisit Neno Dimov me motivin se ka nevojë për një metodë të re të administrimit të rrjetit ekologjik “Natura 2000”. Një prej korrigjimeve të diskutueshme përjashton shkencëtarët bullgarë nga procesi i administrimit të zonave të mbrojtura. Ekologët shqetësohen se kështu do t’u jepet dritë jeshile qëllimeve të investitorëve në dëm të natyrës.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..
Presidenti Rumen Radev do të fillojë të hënën (24 qershor) konsultimet me grupet parlamentare në Asamblenë e 50-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Presidenca. Konsultimet mbahen në përputhje me Kushtetutën përpara se kreu i shtetit t'i japë një mandat..
Presidenti Rumen Radev dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrin pjesë në Samitin e ardhshëm të NATO-s, njofton qendra për shtyp qeveritare. Sot është afati i fundit për regjistrimin për samitin..
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e..