Prokurori nga qyteti Ruse i Bullgarisë Veriore Nikollaj Nikollov ka dhënë dorëheqje, bëri të ditur BNT, duke iu referuar burimeve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Për Nikollovin doli informacion se ka kërkuar ndihmën e afaristit të arrestuar Pllamen Bobokov për zgjedhjen e vet në postin e prokurorit të rrjetit gjyqësor të qytetit Ruse.
Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev urdhëroi kontrollimin e tërë veprimtarisë së tij gjatë 3 viteve të fundit.
Kontrolli do të përfshijë të gjitha çështjet, mbi të cilat prokurori ka punuar për mosveprime apo shkelje eventuale gjatë ushtrimit të kompetencave të tij.
Do të hetohet dhe lidhja e Nikollovit me të akuzuarin Bobokov apo me personat juridikë të lidhur me të.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..