Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në dy shkolla në Anglinë Jugore bullgarët e vegjël mësojnë shkrim e këndim në gjuhën e tyre amtare

Para 10 vitesh Maja Nikollova vendoset në Britaninë e Madhe. Atje njihet me disa familje të reja nga Bullgaria, të cilët kërkojnë mundësi që fëmijët e tyre të praktikojnë gjuhën amtare. Mirëpo, në qytezën provinciale Bournemouth, ku vendoset Maja, nuk ka vend të tillë. Prandaj bullgarja ambicioze vendos të hapë një shkollë bullgare. Derisa i përgatit dokumentet, që ta regjistrojë sipas legjislacionit anglez dhe atij bullgar, me të vendos kontakt Margarita Dimitrova nga qyteti i afërt Portsmouth dhe i propozon që të organizohet një shkollë atje, sepse ka interes të madh. Dhe kështu, gjatë vitit 2017 në Anglinë Jugore u hapën dy shkolla të fundjavës, që mbajnë emrin e rilindësit të madh Vasill Aprillov.

“Gjatë vitit të parë – thotë Maja Nikollova – kishim 22 fëmijë, por gjatë viteve numri i tyre u rrit. Për vitin e ri shkollor janë regjistruar 44 fëmijë.”


Komuniteti bullgar në Bournemouth dhe Portsmouth përbën rreth 1000 veta, ndërsa vogëlushit, të cilët e mësojnë gjuhën amtare janë të moshës nga 5 deri në 12 vjeçe. Më të vegjlit mësojnë të gjitha lëndët mësimore, sepse ata kanë nevojë për të mësuar fjalë të reja nga të sferat e ndryshme të jetës. Që në klasën e parë fillon mësimi i gjuhës dhe letërsisë bullgare në kuadrin e programit të detyrueshëm të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nxënësit më të mëdhenj mësojnë histori, gjeografi etj.

“Kemi krijuar klube sipas interesave të nxënësve ku ata mësohen të punojnë me materiale të ndryshme natyrore, prezantojmë festa dhe tradita bullgare, të cilat respektohen në Bullgari dhe janë shumë të ndryshme nga ato në Angli – na tregon Maja Nikollova. – Të gjithë fëmijët, të cilët e kanë mbaruar vitin me sukses, marrin certifikatë. Një pjesë shumë e vogël e familjeve do të kthehen në Bullgari, por ky dokument është i vlefshëm në shkollat bullgare dhe mund të përdoret nga kandidat-studentët, të cilët aplikojnë në universitetet bullgare.

Filolog dhe kontabilist për nga arsimi Maja Nikollova bën çmos që t’i arrijë qëllimet e vëna. Ndër idetë e saj interesante janë shkrimi i letrave mes fëmijëve dhe shëtitjet virtuale në qytetin e saj të lindjes Veliko Tërnovo.

“Njëra prej ideve të mia tashmë po realizohet – thotë Maja Nikollova. – Janë marrë letrat e parë dërguar fëmijëve bullgarë nga Luksemburgu dhe Cornwall i Anglisë. Aktualisht përpiqemi që ta përhapim këtë ide të mirë edhe ndër shkollat në Bullgari, sepse është mirë për fëmijët tanë për të komunikuar me moshatarët e tyre nga Bulgaria.”

Prindërit nga tri qytetet e afërta, ku banojnë rreth 200 familje bullgare, gjithashtu kanë shprehur dëshirë që fëmijët e tyre të mësojnë bullgarisht. Prandaj Maja Manollova shpreson që së shpejti të krijojë atje një filial të shkollës bullgare. 


Gjëja më e rëndësishme që duhet të mësojnë fëmijët është respekti dhe toleranca ndaj çdo një gjuhe, dashuria ndaj gjuhës bullgare dhe krenaria se janë pjesë e një populli të madh – thotë Maja Nikollova. – Unë po ëndërroj që një ditë fëmijët tanë të krenohen për historinë tonë dhe të krijojnë një histori, e cila do të mbetet në librat mësimorë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD