200 veta nga lagja e romëve “Iztok” në Kjustendill, i cili është mbyllur që nga 19 qershori për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus, do të marrin pjesë në mbledhjen e qershive.
Lagja është rrethuar me postblloqe me qëllim kufizimin e sëmundjes, tha prefekti i Kjustendillit Viktor Janev.
Sipas të dhënave të shpallura prej tij gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të Covid-19 në lagje – më pak në krahasim me ditët e tjera dhe kjo jep shpresë se përhapja e virusit është frenuar.
Kryetari i vatrës së kulturës në lagjen “Iztok” Petër Igov tha se masat e karantinës janë tepër të rrepta dhe i kundërshtojnë ligjit dhe prandaj do të kërkojë të drejtat e banuesve në gjykatë.
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..