Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.
“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme" Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad, Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj. Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha.
“Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”. Me këtë thirrje Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm.
Ngjarja u organizua për vitin e tretë me radhë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Sofje dhe ishte nën patronazhin e Nenpresidentes. Qëllimi i saj është t’i inkurajojë vajzat nga e gjithë Bullgaria për të treguar potencialin e tyre. Më shumë për nismën dhe për edicionin e saj të vitit të kaluar mund të mësoni këtu.Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..