70% prej fermave me bagëti në vend nuk u përgjigjen kërkesave legjislativedhe nuk mund të regjistrohen sipas Ligjit për Shërbimin Veterinar. Por në se ata nuk e bëjnë këtë, do të mbeten në informalitet. Bëhet fjalë për 5-7 mijë ferma të vogla, tha para Radios Kombëtare Bullgare Simeon Karakolev, bashkëkryetar i Asociacionit Bullgar të Rritësve të Deleve dhe Dhive.
Sipas fjalëve të tij kjo nuk u jep mundësi blegtorëve të vegjël të përdorin subvencione evropiane. “Kështu jemi në një situatë pa rrugëdalje – për modernizimin e fermave për të mbuluar kërkesat kryesore për siguri biologjike, ato kanë nevojë për subvencione evropiane, por për të aplikuar për këto subvencione duhet të jenë të regjistruar” – shpjegoi Karakolevi
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..