Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria, biznesi dhe sindikatat caktuan prioritetet e veta

Foto: BTA

Qeveria, biznesi dhe sindikatat nënshkruan një marrëveshje për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Marrëveshja përfshin disa prioritete kombëtare: hyrja e Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në Shengen dhe në ERM-II, aplikimi i masave të përbashkëta për luftimin e ekonomisë së zezë, ulja e tatimeve, inkurajimi i investimeve në rajonet me zhvillim të dobët ekonomik dhe zhvillimi i degëve të afta për konkurrencë.

Do të punohet mbi krijimin e një Strategjie Kombëtare për pjesëmarrje në revolucionin e katërt industrial, si dhe mbi inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. U arrit marrëveshje për punimin e një strategjie energjetike për Bullgarinë deri në vitin 2050.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në KE për pagesën e këstit të dytë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..

botuar më 25-04-18 12.29.MD

Ura e Danubit kalohet në një korsi, qarkullimi drejt Turqisë është normal

Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..

botuar më 25-04-18 10.52.PD

Parashikimi i motit për 18 prill 2025

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..

botuar më 25-04-17 7.35.MD